Anulimet e fluturimeve për shkak të mungesës së karburantit, BE detyron kompanitë të shlyejnë pasagjerët

07/05/2026 16:57

Kompanitë ajrore që anulojnë fluturimet për shkak të mungesës së karburantit këtë verë do të duhet të kompensojnë pasagjerët sipas ligjit evropian, tha komisioneri i transportit i BE-së.

Apostolos Tzitzikostas i tha “Financial Times” se çmimet ose mungesat e karburantit për avionë nuk i plotësojnë kriteret që mbrojnë linjat ajrore të BE-së nga kërkesat e pasagjerëve.

“Çmimi i karburantit të avionëve është arsyeja pse kemi anulime të fluturimeve dhe nëse ata anulojnë fluturimet pa rrethana të jashtëzakonshme, ata do të duhet t’i rimbursojnë njerëzit. Çmimet e karburantit të avionëve nuk janë rrethana të jashtëzakonshme”, tha komisioneri.

Edhe pse ligji i BE-së mbetet në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it, qeveria e Keir Starmer është e lirë të mbajë një qëndrim të ndryshëm.

Javën e kaluar, doli në pah se janë lehtësuar dënimet për linjat ajrore që anulojnë fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të mungesës së karburantit për avionë.

Ryanair, linja ajrore më e madhe në Evropë, tha këtë javë se nuk do të anulonte fluturimet verore, sepse kishte mbyllur kontratat e saj të karburantit përpara se të shpërthente lufta me Iranin.

Megjithatë, linja të tjera ajrore kanë anuluar fluturimet , përfshirë “Lufthansa” e Gjermanisë dhe “Aer Lingus” e Irlandës.

Top Channel