Tubim pro-Iran në Teheran/ Protestuesit sfidojnë Trump: Nuk guxon të sulmojë më
Agjentët federalë kanë kryer një bastisje në zyrën politike të një zyrtareje të njohur të zgjedhur në Virxhinia, në periferi të Uashingtonit, si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar, sipas mediave amerikane.
Senatorja e Virxhinias, Louise Lucas, një figurë me ndikim të gjatë në politikën lokale dhe e njohur për rolin e saj në rishikimin e hartës zgjedhore të shtetit në favor të demokratëve përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, është gjithashtu bashkëpronare e një dispensarie të ligjshme për shitjen e marijuanës, e cila po hetohet në kuadër të të njëjtit rast, raportojnë Fox News dhe The New York Times.
FBI ka konfirmuar për agjencinë AFP se është kryer një kontroll “me urdhër gjykate” në kuadër të një hetimi në zhvillim, por nuk ka dhënë detaje mbi natyrën e çështjes. Reagimet politike kanë qenë të menjëhershme. Përfaqësuesi demokrat i Virxhinias, Bobby Scott, ka ngritur dyshime mbi motivet e operacionit, duke sugjeruar se ai mund të ketë prapavijë politike. Sipas tij, veprime të tilla vijnë në një kohë kur Departamenti i Drejtësisë, nën ndikimin e administratës së Presidentit Donald Trump, është akuzuar më herët për përdorim selektiv të hetimeve ndaj kundërshtarëve politikë.
Nga ana tjetër, Trump ka mbajtur qëndrime të forta publike duke kërkuar ndjekje penale ndaj figurave që i konsideron kundërshtarë, ndërsa në disa raste administrata e tij ka shtyrë përpara procese të bujshme gjyqësore kundër zyrtarëve të mëparshëm.
Hetimi ndaj Lucas dhe rrethanat e bastisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet federale nuk kanë dhënë afat se kur mund të publikohen më shumë detaje.
Top Channel