Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Policisë, arrestohet teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering, shpallet në kërkim administratorja
56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin infektiv me simptoma helmimi, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer kontrolle në shkollën e Akademisë dhe në ambientin ku përgatitet ushqimi, duke marrë për analiza produktet e konsumit, përfshirë menunë e mëngjesit.
Mësohet se i njëjti subjekt që furnizon Akademinë me katering, furnizon me ushqim edhe spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Për analizim është dërguar edhe uji, ndërsa dyshohet se helmimi mund të ketë ndodhur gjatë drekës. Analizat janë dërguar në ISUV dhe priten rezultatet zyrtare.
Inspektorët e AKU kanë ushtruar kontrolle si në vendin e prodhimit të ushqimit, ashtu edhe në Akademinë e Policisë, nga ora 19:30 e mbrëmjes deri në 05:30 të mëngjesit të së enjtes.
Top Channel