Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij paraqiten në SPAK si dëshmitarë Një aksident ka ndodhur rreth orës 9:30 në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm.
Një mjet me targa greke është përplasur nga pas nga një fuoristradë. Përfundimi kanë qenë dëme materiale për fuoristradën dhe mjeti me targa greke ka përfunduar në kanalin përbri autostradës. Ka përfunduar në spital drejtuesi i mjetit me targa greke i cili ishte emigrant që ishte kthyer nga Greqia në familje. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjës gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë përveç ambulancës që ka marrë të riun rreth 40 vjeç për t’a çuar në spital edhe forcat e policisë rrugore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti tip fuoristradë nuk ka mbajtur distancën dhe në momentin që mjeti Opel me targa greke kishte ndezur sinjalin për të dalë në rrugë dytësore është përplasur nga fuoristrada dhe ka përfunduar në kanal.
Ky aks rrugor mbete akoma të jetë problematik sa i përket aksidenteve rrugore që janë pothuajse të përditshme.
Top Channel