Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Iranit: Braktisni programin e raketave balistike
Bilanci i viktimave në Kinë është rënduar, duke shkuar në 26 të vdekur dhe 61 të plagosur.
Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinë, duke shkaktuar vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 61 të tjerëve.
Ngjarja ndodhi në fabrikën “Huasheng”, në qytetin Liuyang, ku mbi 1,500 forca shpëtimi, përfshirë ekipe me qen, dronë dhe robotë, u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit. Autoritetet urdhëruan gjithashtu evakuimin e banorëve brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga fabrika.
Sipas raportimeve, shtatë persona të mbetur nën rrënoja u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Të plagosurit janë të moshave nga 20 deri në 60 vjeç, ndërsa disa prej tyre u lënduan nga mbeturinat e shpërthimit.
Policia lokale ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe ka ndërmarrë masa ndaj personave përgjegjës në kompani, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, kërkoi mobilizim të plotë për gjetjen e personave të zhdukur dhe shpëtimin e të plagosurve, si dhe zhvillimin e një hetimi të plotë për të vendosur përgjegjësit përpara drejtësisë.
Autoritetet njoftuan se po monitorojnë cilësinë e ajrit dhe ujit në zonë, duke shtuar se treguesit mjedisorë mbeten brenda normave.
Top Channel