Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, e cila u votua me 58 vota pro dhe 7 kundër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi këtë zhvillim si një vlerësim të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.
“Mirënjohje Kryetarit David McAllister dhe anëtarëve të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) për miratimin sot me 58 vota pro dhe 7 kundër të Rezolutës për Shqipërinë, një dokument shumë i rëndësishëm që pasqyron progresin e madh të Shqiperise rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Eurodeputetët vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe mbështesin ambicjen tonë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
Mirënjohje Raporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder, për punën serioze, objektive dhe mbështetëse në pasqyrimin e arritjeve të Shqipërisë dhe të angazhimit konsistent të vendit tonë për të çuar përpara reformat dhe procesin e integrimit europian. Një falenderim edhe për Andrey Kovatchev, Zëvendës Kryetar i Komitetit mbi Çështjet e Jashtme dhe Raporter për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane, për kompromisin në formulimin e tekstit final”, shprehet Balla.
Top Channel