Çështja ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, hidhet shorti elektronik në GJKKO, caktohet trupa gjykuese

05/05/2026 09:42

Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme ka përcaktuar gjyqtaren Elsa Ulliri si kryesuese të trupës gjykuese për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Anëtarë të tjerë të trupës janë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka, raporton për Top Channel, Dorjana Bezat.

Në këtë proces gjyqësor, bashkë me Veliajn janë të bashkëpandehur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe 17 persona të tjerë.

Top Channel