Zjarri në një banesë në Komunën e Parisit, policia arreston dy 25-vjeçare për shkak të pakujdesisë

04/05/2026 13:49

Policia ka vënë në pranga dy 25-vjeçare pas një zjarri që shpërtheu në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas njoftimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, K. Sh. dhe S. Gj. dyshohet se për shkak të pakujdesisë kanë shkaktuar zjarr në banesën e tyre. Flakët kanë dëmtuar jo vetëm banesën e tyre, por edhe ato të fqinjëve.

Si pasojë e tymit, në spital është dërguar edhe shtetasi A. K., i cili pësoi asfiksi, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Top Channel