Alarmohen qytetarët e Dubait/ Mesazhet për sulme me raketa ‘pushtojnë’ telefonat, njoftimi mbante firmën e ministrisë së Brendshme
Një dron ukrainas goditi një ndërtesë të lartë rezidenciale në Moskë në orët e para të së hënës, duke shkaktuar dëme të dukshme në fasadë, por pa viktima.
Ky ishte sulmi i tretë me drone ndaj kryeqytetit rus brenda tri netëve, vetëm disa ditë para paradës së 9 Majit, e cila shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik mbi Nazistët, shkruan BBC.
Video që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë zjarrfikës duke hyrë në një apartament të dëmtuar rëndë, me dritare të thyer dhe mbetje gërmadhash, ndërsa mbetje të dronit janë shtrirë në rrugët përreth.
Të paktën dy dronë të tjerë janë interceptuar, njoftoi kryebashkiaku Sergei Sobyanin. Aeroportet ndërkombëtare Vnukovo dhe Domodedovo ndërprenë operacionet gjatë natës.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se 117 dronë u interceptuan në disa rajone midis së dielës dhe së hënës, nga të cilët 60 synonin vetëm rajonin e Shën Petersburgut, në një sulm që guvernatori rajonal Aleksandr Drodzhenko e quajti “masiv”.
Ndërtesa e goditur ndodhet në një lagje luksoze në jug-perëndim të Moskës, më pak se 10 km nga Kremlini dhe Sheshi i Kuq, ku do të mbahet parada e 9 Majit.
Sipas njoftimeve të së dielës, tre tankerë nafte rusë, një anije luftarake me raketa dhe një anije patrullimi u goditën në sulme të ndara në dy porte ruse, pjesë e flotës “nën hije” të Rusisë për të shmangur sanksionet perëndimore.
Top Channel