Pas njoftimit për tërheqjen e 5 trupave amerikane nga Gjermania, kreu i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se mesazhi i presidentit të SHBA, Donald Trump mbërriti fort dhe qartë në Europë dhe po sigurohen që marrëveshjet për përdorimin e bazave ushtarake të respektohen plotësisht.
Ai shtoi se, megjithëse ka pasur njëfarë zhgënjimi nga pala amerikane, ka reflektim nga ana e vendeve europiane, që përcjellin gatishmëri për të zbatuar ato marrëveshje.
E kemi parë që ka njëfarë zhgënjimi nga pala amerikane ndaj reagimit të europianëve ndaj asaj që po ndodh në Iran, ndërsa SHBA-ja përpiqet të sigurojë që bota të jetë më e sigurt duke garantuar se kapaciteti bërthamor dhe raketor me rreze të gjatë i Iranit po zvogëlohet. Do të thoja se europianët e kanë marrë mesazhin. Gjithashtu, po shohim që shumë vende tani po vendosin paraprakisht asetet kyçe pranë zonave të operacioneve për fazën tjetër.
Spanja ka deklaruar se bazat ushtarake në territorin e saj nuk mund të përdoren për luftën në Iran, por Rutte u shpreh se vende të tjera të NATO-s si Mali i Zi, Kroacia, Portugalia, Britania, Franca dhe Gjermania po zbatojnë kërkesat për përdorimin e bazave të tyre dhe po ofrojnë edhe forma të tjera mbështetjeje , duke dëshmuar gatishmërinë e Aleancës për të reaguar ndaj zhvillimeve ndërkombëtare.
Top Channel