LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin Kreu ui Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme.
Në fjalën e tij, Balla u shpreh se negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE po ecin me ritme të larta, duke lënë pas Serbinë, e cila i ka nisur negociatat në vitin 2014.
“Është fakt që Shqipëria i ka hapur negociatat shumë më vonë se Mali i Zi. Mali i Zi në qershor të 2012, Serbia në janar të 2014, nuk po i hyj arsyeve pse, por është fakt sot dhe duhet të na bëjë krenar si shqiptarë, se Shqipëria jonë është shumë përpara Serbisë. Për të gjithë ata ndër ne, secili ndër ne të paktën në muajt e fundit ka shkelur në Bruksel. Sot, flitet për nga rajoni jonë për dy vende pararojë, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Mali i Zi ka të vetmin avantazh që i ka filluar 10-12 vite para nesh negociatat, ndërsa ne kemi regjistruar rekordin historik të hapjeve të kapitujve, në të gjithë historinë e BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria është sot në një metodologji të re. Nuk ka ekzistuar kjo metodologji për Serbinë dhe Malin e Zi. Janë identifikuar 92 hendeqe, të cilat po sheshohen për të shtruar autostradën e anëtarësimit në BE të vendit tonë”, u shpreh Balla.
Ai u ndal edhe te kritikat qe lideri i PD, Sali Berisha, bëri për Reformën në Drejtësi, me Ballën që tha se ajo është arsyeja kryesore se përse Shqipëria konsiderohet vend pararojë në BE.
“Është fakt për të cilin të gjithë jemi krenarë, ju nuk jeni, në kapitujt 23-24 element thelbësor përbën Reforma në Drejtësi. Nëse Shqipëria sot konsiderohet vend pararojë në BE, është Reforma në Drejtësi. Rrugës për ju, dëgjova udhëheqësin tuaj se Reforma në Drejtësi është dëm për Shqipërinë. Atëherë këtu ndahen rrugët tona. Ju e shikoni Reformën në Drejtësi nga halli juaj, ne e shohim për anëtarësimin në BE. Ne e kemi këtë avantazh me Serbinë dhe do ta ruajmë”, tha ndër të tjera Balla.
Top Channel