Rifat Jashari e Ali Ahmeti në dasmën e Luan Haradinajt, Shkurte Fejza e këndon “Mora fjalë”
04/05/2026 08:56
Të dielën u mbajt nata e dytë e dasmës së Luan Haradinajt, djalit të Shkëlzen Haradinajt.
Në dasmë morën pjesë shumë figura të njohura të estradës si Shkurte Fejza, Meda, Ermal Fejzullahu, Sinan Vllasaliu e të tjerë. Vetë Ramush Haradinaj ndau foto nga dasma e të birit të heroit të popullit Shkëlzen Haradinajt, ku shkruan “Urime martesën Luani i Shkëlzenit. Zemra plot, sot! Faleminderit për urimet e juaja, gëzime paçi në jetë!”
@norik.ukaHistoria nuk harrohet♬ original sound – norik.uka
Gjithashtu në dasmë janë të pranishëm edhe Rifat Jashari e Ali Ahmeti, të cilët shijojnë momentin kur Shkurte Fejza këndon këngën për Adem Jasharin.

Top Channel