Kolegjet e Bashkuara shpallin vendimin për masat e sigurisë, praktika për ‘arrest me burg’ ndryshon pjesërisht
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë shpallur në kërkim shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Fier.
Sipas policisë, ai dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me thikë shtetasin E. G., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Për këtë ngjarje, materialet i janë referuar Prokurorisë, ku është nisur procedimi penal edhe për shtetasen G. B. (K), bashkëshorten e të riut.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, ka plagosur me thikë, shtetasin E. G., 35 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen G. B.(K)., bashkëshortja e shtetasit A. K., pasi dyshohet se ka penguar zbulimin rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel