Në Këshillin për Legjislacionin maxhoranca dhe opozita u dakordësuan për të rishikuar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve pas fitores së tyre në Gjykatën Kushtetuese.

“Ministria e Financave duhet të marrë masat për një implementin të menjëhershëm të kësaj vendimmarrje”, tha deputeti Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike.

“Sot ka një shpërpjestim të pagave në sistem. Duhet dialog mes qeverisë dhe instucioneve të drejtësisë”, shtoi Fatmir Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste.

Ndërsa për rregulloren e Kuvendit, në këtë këshill iu la detyrë kuvendit që të ripunohet rregullorja në bazë të rekomandimeve të gjykatës kushtetuese dhe ti dërgohet një relacion kryetarit të kuvendit.

Top Channel