Operacioni ‘Liria’ i shpallur nga Trump, kalojnë me sukses dy anijet e para me flamur amerikan në Hormuz

04/05/2026 15:35

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzitor, pavarësisht tensioneve dhe pretendimeve për bllokadë nga Iran.

Sipas deklaratës së CENTCOM, forcat amerikane po “mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet për të rivendosur lirinë e lundrimit për anijet tregtare” në këtë rrugë ujore strategjike.

Ndërkohë, Marina e SHBA-së bëri të ditur se shkatërrues të pajisur me raketa të drejtuara po operojnë në Gjirin Persik, pasi kanë kaluar më herët nëpër ngushticë si pjesë e një operacioni për garantimin e sigurisë detare.

“Si hap i parë, dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses Ngushticën e Hormuzit dhe po vazhdojnë udhëtimin e tyre në mënyrë të sigurt”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe akuzuan Iranin për sulm ndaj anijeve civile. Sipas autoriteteve në Abu Dhabit, dy dronë vetëvrasës u lëshuan kundër një ndërsa ajo po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Top Channel