Pak javë para shpalljes së vendimit për katër ish drejtues të UÇK-së, Dhomave të Specializuara në Hagë do t’i dorëzohen mbi 200 mijë firma të mbledhura në shenjë mbështetjeje të përpjekjeve të bëra prej për t`iu kundërvënë dhunës serve.

Peticioni kombëtar, që nisi përpara dy muaj, do të dorëzohet të mërkurën nga kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Gucati, i përballur më parë me akuzat për pengim të drejtësisë, u lirua nga burgu në vitin 2023.

Peticioni ka për qëllim të dërgojë një mesazh tek Specialja se shqiptarët kundërshtojnë çdo gjykim që perceptohet si politik, edhe pse ai nuk ka efekt juridik. Përfaqësuesit e organizatorëve theksojnë se është e rëndësishme të pasqyrohet qëndrimi i popullit shqiptar ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-UÇK-së thotë: “Gjykata Speciale është një proces puro politik që synon të ndryshojë historinë e Kosovës. Po i drejtohemi Speciales për të kundërshtuar akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vendime këto që i shohim si përpjekje për të dëmtuar luftën çlirimtare”.

Ndërkohë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, prezantoi në Prishtinë raportin paraprak të Komitetit të Dhomës së Avokatisë për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit, mbi funksionimin e Dhomave të Specializuara. Raporti, i cili është një dokument tejet voluminoz, nxjerr në pah shqetësime shumë serioze lidhur me ato që konsiderohen si devijime të Speciales nga mandati i saj fillestar.

Top Channel