Ministri Nufi mikpret delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey: Rikonfirmim i mbështetjes së SHBA, thellojmë partneritetin mes vendeve

04/05/2026 15:42

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays.

Takimi u zhvillua në kuadër të 25-vjetorit të partneritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey, një bashkëpunim dypalësh që ka filluar në vitin 2001 si pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program), i inicuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Në këtë vit jubilar të 25-vjetorit të partneritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey, veçojmë me krenari bashkëpunimin e shkëlqyer në drejtim të rritjes së profesionalizmit, modernizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të forcave tona.

Përgjatë takimit të sotëm me delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey, të drejtuar nga Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, rikonfirmova mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme të SHBA, si dhe gatishmërinë tonë për të thelluar më tej partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA”, shkruan ministri Nufi.

Top Channel