Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Vlorë, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.

Top Channel