“Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por Shqipëria në BE! Nga Berisha te Rusia e Irani, kush fshihet pas “duarve të huaja” 18/10 10:40
Zgjedhjet për kreun e degës së PD në Korçë janë ndërprerë sërish.
Korrespondentja e Top Channel në Korçë, Dhorjela Çule, se procesi i votimit është ndërprerë sërish për shkak të listave të votuesve pasi disa prej votuesve nuk gjejnë dot emrat. Ndërkohë ka edhe pretendime që listat e votuesve janë grisur.
Kujtojmë se lajmin e rinisjes së votimit e konfirmoi më herët vetë drejtuesi i politik i PD-së në qarkun Korçë, Ivi Kaso dhe nga ai moment procesi vijoi pa probleme.
Shkak i ndërprerjes së procesit vetëm pak minuta pas nisjes u bënë po ashtu debatet për listat e votuesve.
Për kreun e degës së PD në Korçë garojnë 2 kandidatë, Irvin Bode dhe Harito Zoto.
Top Channel