Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa 07/11 23:05
Një anije transportuese mallrash me shumicë që lundronte pranë bregdetit iranian është sulmuar nga disa anije të vogla, sipas Zyrës Britanike të Sigurisë Detare (UKMTO), raporton CNN.
Incidenti u raportua këtë mëngjes nga UKMTO, e cila njoftoi se sulmi ndodhi rreth 11 milje detare në perëndim të Sirikut në Iran.
Fatmirësisht, ekuipazhi i anijes nuk u lëndua dhe nuk u raportuan të plagosur si pasojë e sulmit. Agjencia britanike nuk dha detaje në lidhje me vendin ku është regjistruar anija.
Ky incident vjen pas një periudhe tensioni në rajon, ku përpjekjet për të siguruar lundrimin në ujërat e Gjirit Persik janë intensifikuar.
Top Channel