I dyshuar për skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani, zbardhen detajet
Një konflikt mes dy të rinjve ka degjeneruar në dhunë në ambientet e një lavazhi në qytetin e Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja verbale mes tyre ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Eldi Gremi, 35 vjeç, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.
I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel