Po ndihmonte pronarin e një biznesi në disa rregullime, i moshuari në Velipojë humb jetën pasi rrëshqet nga pedana
03/05/2026 11:35
Një 73-vjeçar nga Velipoja ka humbur jetën pasi ka rrëshqitur në një pedanë pranë një subjekti, e për pasojë ka dëmtuar kokën, duke rezultuar fatale.
Policia ka proceduar penalisht pronarin e subjektit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., 46 vjeç, pronar i një subjekti, pasi dje duke e ndihmuar shtetasi P. D., 73 vjeç, ky i fundit ka rrëshqitur në një pedanë dhe ka rënë me kokë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, ka bërë me dije policia.
Top Channel