Po ndihmonte pronarin e një biznesi në disa rregullime, i moshuari në Velipojë humb jetën pasi rrëshqet nga pedana
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në podcastin e tij “Flasim” dha detaje mbi marrëveshjen me kompaninë italiane industriale, Fincantieri për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit.
Kryeministri shprehu se marrëveshja e kompanisë publike Kayo me atë italiane hap një rrugë tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë, ku sipas tij deri para pak kohësh ishim inekzistent.
“Një tjetër moment i rëndësishëm i javës ishte hapja e një rruge tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve tona ushtarake dhe të ripozicionimit të Shqipërisë në rrjetin e industrisë ushtarake, ku deri para pak kohësh ishim prej dekadash krejt inekzistent.
Firmosëm marrëveshjen mes kompanisë italiane Fincantieri, një nga emrat e mëdhenj të ekselencës industriale europiane dhe kompanisë sonë publike Kayo për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, qoftë në funksion të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për forcat aleate.
Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë. Një perspektivë konkrete për të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga nxënëset dhe nxënësit e shkollës profesionale industriale të Vlorës, të cilët do të ftohen të bëhen pjesë e programeve të trajnimit për t’u punësuar në kompaninë e përbashkët që lind nga kjo marrëveshje, Fincantieri Albania”, u shpreh kryeministri Rama.
Top Channel