“E faktuar që Berisha është i lidhur me krimin e organizuar”, Salianji i përgjigjet kreut të PD me dokumentin e gjykatës britanike: E kanë refuzuar edhe ndërkombëtarët

03/05/2026 13:02

Nuk ka vonuar përgjigjja e Ervin Salianjit pas deklaratave dhe sulmeve të bëra sot në Dibër nga Sali Berisha.

Ndërsa Berisha tha se Salianji s’merr dot pjesë në garën për kreun e PD sepse nuk është pjesë e PD, ish-deputeti shprehet se arsyeja e vërtetë është se ai ka frikë nga gara pasi e di se demokratët e kanë braktisur.

Salianji thotë se “Sali ‘brava’, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike”, duke iu përgjigjur akuzave të bëra prej tij se kohën kur ishte në burg, drekonte me të dënuar që Berisha i sulmonte pasi ishin “në krahun e PS”.

Në postimin e bërë në Facebook Salianji ka publikuar edhe disa dokumente ku sipas tij shihen faktet që e lidhin Berishën me korrupsionin. “Sot nis publikimin e fakteve”, paralajmëron ai.

Më tej Salianji thotë se kreu i PD Saliu sot është i “refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët”, një tjetër arsye për të cilën ai thotë se ka frikë të bëjë garë brenda partisë.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Sali “kolltuku” i damkosur, jo i akuzuar kot!

Sali “kolltuku”, alias Sali “brava”, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike.

Jo nga gjykatat e kapura të regjimit në Shqipëri.

Por nga qeveri të djathta perëndimore dhe nga gjykata britanike.

Ky është fakt. Jo propagandë.

Shfaqja e sotme në Dibër ishte tabloja më e qartë e rënies dhe tregoi pse ky uzurpator nuk bën garë!

Një sallë që nuk mbush dot as dy kate me 200 persona, megjithëse ishte mbledhur i gjithë qarku.

Një lider i braktisur nga demokratët.

Dhe një monolog i mbushur me mashtrime të vjetra.

Kur të lë populli, të mbetet vetëm zëri… dhe ai kthehet në zhurmë!

I njëjti model, i njëjti mentalitet

Lulzim Basha ishte “familjari i dashur” i Saliut:

e promovoi, e përdori dhe e mbrojti.

Sot, edhe pasi u largua Basha, modeli mbeti po ai:

* i njëjti ekip

* të njëjtat vese

* e njëjta mënyrë përzgjedhjeje deputetësh

* e njëjta “opozitë” që ulet në gjunjë për leje, tendera dhe pazare me Ramën

Ka vetëm një ndryshim:

Saliu sot është i refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët.

Prandaj nuk bën garë.

Prandaj ka uzurpuar PD-në si frikacak.

Sepse gara e nxjerr zbuluar dhe humb privilegjet dhe paratë per te cilat shet shpirtin!

Sot nis publikimin e fakteve.

Poshtë është një fakt i zi mbi të bardhë:

Vendimi i gjykatës britanike konfirmon se nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për prova të mjaftueshme që lidhin Sali Berishën me korrupsion dhe krim të organizuar.

E vërteta e hidhur;

Ndërkohë që demokratët kërkojnë alternativë dhe fitore,

ata mbahen peng nga një figurë që është shpallur problem sigurie nga aleatët strategjikë të Shqipërisë.

Kjo është drama reale e Partisë Demokratike:

jo përballja me kundërshtarin se atë e mundim, por pengmarrja nga e shkuara

Koha e alibive ka mbaruar.

Ose PD ndahet nga e shkuara e korruptuar,

ose mbetet peng i saj.

Top Channel