LIVE/ Zgjedhjet në Korçë përplasin grupet brenda PD-së, ndërpritet votimi 2 herë. Berisha replika sërish me Salianjin: Bravo Mereme Selës, por… Zgjedhjet për kreun e PD do të jenë me një kandidat të vetëm, Sali Berishën.
Për këtë, gjatë takimit sot me demokratët në Dibër, Berisha e argumentoi me faktin se garë ka, por kandidatët nuk përmbushin kriteret. Ai zgjodhi që të flasë vetëm për kandidaturën e mjekes Merema Sela, pasi sipas tij kandidaturat e tjera nuk ishin fare pjesë e PD.
Për Selën, tha se në garën që kishte pasur më parë në Durrës kishte marrë vetëm 43 vota, e sipas tij, futja e saj në garën për kreun e PD, do ta bënte këtë proces qesharak, ndërsa ajo pas përjashtimit nga gara ka paralajmëruar se me Berishën “do shihen në gjykatë”.
“Thonë që PD nuk bën zgjedhje, PD po bën zgjedhje dhe po bën zgjedhje të klasit më epror, një anëtarë një votë. Zgjedhjet me një kandidat? Po, e vërteta është që në 90% dhe më shumë të atyre që i bëjnë me një anëtarë një votë janë me një kandidat, sepse ata që kanë peshë dhe nuk janë të sigurtë në fitore, nuk pranojnë të hyjnë, por ama për të hyrë në garë disa kritere do i plotësosh, përndryshe gara bëhet qesharake.
Po marrim rastin e Meremes, se ata të tjerët nuk janë në PD fare… Meremja është në PD, ka bërë një garë dhe ka marrë 43 vota, bravo i i qoftë që bëri garë në qarkun e Durrësit. Për të kandiduar Meremja që të drejtojë ty dhe demokratët, duhet të ketë disa prova të tjera sepse bëhet gara qesharake dhe një garë e tillë nuk të nderon”, tha Berisha.
“Unë isha në Zagreb, doli Meremja dhe vuvuzelat: e ka fut Flamur Noka. Por Noka dhe komision i tha nuk plotëson kriteret”, shtoi ai më tej.
Top Channel