Aksident në Elbasan-Peqin, kamioni përplas makinën, tre të plagosur
03/05/2026 15:42
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel