Huawei prezanton zgjidhjet 5G-Advanced në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare, hap drejt epokës së 6G
IDF ka publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë.
Konkretisht, forcat nga Komanda e 226-të e Operacioneve Speciale dhe njësia Yahalam nën komandën e Divizionit të 146-të shkatërruan këtë mëngjes, duke përdorur më shumë se 24 ton eksplozivë, një tunel nëntokësor të Hezbollahut me një gjatësi totale prej mbi 140 metrash në zonën Ras Binda në Libanin jugor.
Sipas njoftimit, në tunel u gjetën dhoma akomodimi dhe organizimi, boshte operative dhe shumë armë. Tuneli është përdorur kohët e fundit nga anëtarët e Hezbollahut për të promovuar plane terroriste.
Për më tepër, në 24 orët e fundit, Forcat Ajrore Izraelite, nën drejtimin e forcave të divizionit, sulmuan një numër militantësh të Hezbollahut dhe infrastrukturën e organizatës.
Top Channel