Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual, si e kërcënoi dhe drogoi punonjësin duke i kërkuar favore seksuale
Vetëm pak pasi kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se SHBA po poshtërohej nga Irani në tryezën e bisedimeve, mbërriti shpagimi i Donald Trumpit.
Presidenti amerikan shkroi në Truth Social, se administrata e tij po “shikon mundësinë e reduktimit të trupave të SHBA-së në Gjermani, dhe vendimi përfundimtar pritet të merret brenda një periudhe të shkurtër.
Merz u shpreh në fillim të javës se ekipi i Trump po tejkalohej nga pala tjetër ne bisedimet që synojnë fundin e konfliktit me Republikën Islamike dhe rihapjen e ngushticës së Hormuzit.
“Iranianët janë padyshim shumë të aftë në negociata, ose më saktë, shumë të aftë në mosnegociimin, duke i bërë amerikanët të udhëtojnë drejt Islamabadit dhe pastaj të largohen përsëri pa arritur asnjë rezultat”, tha kancelari gjerman.
Një ditë më parë, Merz i përsëriti kritikat, duke thënë se Europa po “vuan” pasojat e mbylljes së Hormuzit. Trump anuloi një udhëtim të dytë të negociatorëve amerikanë në Islamabad javën e kaluar. Që prej atëherë, diskutimet mbi programin bërthamor të Iranit dhe ngushticën e Hormuzit kanë ngecur.
Presidenti amerikan e akuzoi Merzin se e konsideron të pranueshme që “ Irani të ketë një armë bërthamore” dhe tha se kancelari “nuk e di se për çfarë po flet!” , dhe më tej shtoi se po konsideron tërheqjen nga NATO për shkak se aleatët nuk iu bashkuan luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Top Channel