Raporti i “Reporterë Pa Kufij” për lirinë e Medias: Shqipëria humbet 3 pozicione, gazetarët kanë vështirësi në marrjen e informacionit
Taulant Balla është paraqitur sot në GJKKO për të dëshmuar për gjyqin ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij, dhe disa të tjerëve të pandehur në atë që njihet dosja “Partizani”.
Kërkesa për këtë dëshmi u bë nga Berisha dhe u pranua nga Gjykata, në seancën e shkuar.
Para se të futej në sallë Balla tha se i qëndron plotësisht kallëzimit të bërë dhe se ky është rast i korrupsionit të lartë.
“Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë. Mendoj unë, mendojnë gjithë shqiptarët, që në bankën e të akuzuarve gjendet një ish-kryeministër, një ish-president për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri? Padyshim që kanë bërë korrupsion. Dhe ajo që thamë në vitin 2016, kur miratuam reformën në drejtësi, me votën e të gjithëve, edhe me votën e atij që gjendet në bankën e të akuzuarve, që do të vijë një ditë në Shqipëri kur politikanët do të gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim te drejtësia dhe drejtësia është një institucion i cili po forcohet dita ditës. Ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet qtë mbështesin drejtësinë, të mbështesin punën e lavdërueshme të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, të cilët po të çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri”, tha Balla.
“I qëndroj kallëzimit tim. A duhet të përgjigjet drejtësia edhe për kallëzim të rremë sikur ka pasur? Po, patjetër, patjetër”, shtoi ai.
Top Channel