Autobusi bie në lumin Sena pas gabimit të shoferit praktikant, shpëtojnë të gjithë pasagjerët

30/04/2026 16:05

Një autobus me pasagjerë ka rënë në lumin Sena në Francë mëngjesin e së enjtes, pas një gabimi të bërë nga një shofer praktikant.

Incidenti ndodhi rreth orës 09:30, sipas orës lokale, në urën Draveil, pranë Quai Jean-Pierre Timbaud.

Sipas raportimeve, autobusi u përplas fillimisht me një automjet të parkuar, i cili gjithashtu përfundoi në lumë. Në autobus ishin katër persona, shoferi praktikant, një instruktor dhe dy pasagjerë.

Ekipet e shpëtimit reaguan menjëherë, duke dërguar zhytës në vendngjarje, pasi automjeti po fundosej me shpejtësi. Të katër personat u nxorën në kohë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa persona të bllokuar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin plotësisht të zhytur në ujë, ndërsa automjeti tjetër shihet duke lundruar pak më larg. Zhytësit kontrolluan të dy mjetet, duke konfirmuar se nuk kishte persona të tjerë brenda tyre.

Kryetarja e bashkisë së Juvisy, Lamia Besarsa Renta, u shpreh e tronditur nga ngjarja, duke deklaruar se autobusi sapo ishte nisur nga stacioni kur shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me makinën e parkuar. Ajo e cilësoi këtë si “ditën më të keqe të jetës së saj”.

Top Channel