Aksident në Marikaj, makina shpërthen në flakë në aksin Durrës-Vorë
30/04/2026 14:03
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Marikaj, në aksin Durrës-Vorë.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet makina e cila ka marrë flakë, pas përplasjes, teksa dëmet materiale janë të shumta.
Rastësisht i pranishëm në vendngjarje ka qenë dhe prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i cili ka lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja.
Top Channel