UBT reformon studimet/ Programe të reja dhe fokus te tregu i BE, universiteti bën ndryshime rrënjësore

29/04/2026 19:57

Viti akademik 2026 në UBT erdhi me ndryshime rrënjësore në programet bachelor.

9 programe e reja mësimore u transformuar sipas modelit të universiteti BOKU në Vjen. Por e njëjta arkitekturë kurrikule dhe metodologjie vitin e ardhshëm do të shtrihet edhe në studimet pas universitare përkatësisht në master dhe doktoraturë, të cilat janë njësuar me ato të universitetit austriak.

“Bëhet fjalë për një ridimensionim të plotë të UBT në aspektin e ofertës akademike dhe ne shkojmë me 12 programe bachelor,dhe 17 programe master, dhe me një master ekzekutiv. Pra UBT për vitin e ri akademik ka këtë paketë programesh mësimore”, tha rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.

Ky ndryshim i UBT erdhi në momentin që Shqipëria është pranë përmbushjes së aspiratës për të qenë pjesë e familjes europiane. Kështu diploma e re përshtatet me kriteret e BE.

“Në shkojmë të rinjtë shqiptare me ofertën më të mirë me master dhe doktoraturë . Një ofertë që përmbush të gjitha pritshmëritë e Shqipërisë së viteve 2030″.

Diploma që studentët do të marrin në fund të rrugëtimit të tyre nuk do të jetë vetëm shqiptare. Kjo u jep  mundësinë  të rinjve që karrierën e tyre ta zhvillojnë edhe jashtë kufijve

“Ambicia jonë është që në vitin 2030 të shkojmë drejt diplomës duale me atë të universiteti BOKU të Vjenës dhe me çdo të ri në tregun europian”.

Ndryshimet e reja të UBT  këtë vit sollën dhe një numër më të lartë studentësh në auditore, duke larguar kështu stigmatizimin që ky universitet ka mbajtur në dekadën e fundit.

Top Channel