Prani gazi në zonën e Hidrovorit në Akërni, vendoset tabelë paralajmëruese

29/04/2026 20:43

Në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, rreth 1 kilometër larg aeroportit të Vlorës, është konstatuar prani gazi gjatë disa shpimeve të kryera së fundmi.

Në vendngjarje është vendosur një tabelë paralajmëruese me mbishkrimin: “Prani gazi, mos kalo – është e rrezikshme”, si dhe shirit rrethues për të kufizuar aksesin e qytetarëve në zonë.

Sipas burimeve, shpimet janë realizuar nga një firmë private nuk dihet per cfare. Sonda ka arritur në një thellësi prej rreth 70 metrash, ku është evidentuar prania e gazit në vijën bregdetare.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se ky fenomen është konstatuar prej rreth 10 ditësh, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim apo informacion zyrtar mbi natyrën e gazit apo masat që do të ndërmerren në vijim.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikime të mëtejshme për të përcaktuar rrezikun potencial dhe hapat që do të ndiqen për menaxhimin e situatës.

Top Channel