Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, një hetim i gjerë që lidhet me veprimtarinë e disa grupeve të strukturuara kriminale në vend.
SPAK ka kërkuar në total 127 vite e 6 muaj burg për 12 të pandehur, që janë me gjykim të shkurtuar, pasi akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se SPAK kërkon për Astrit Avdyli 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 10 vite burg.
Për Emiljano Shullazin 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg.
Për Naim Stafukën 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg.
Për Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, kërkohet 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg
Për Gjergj Cukalin, i njohur si ‘i forti i Myslym Shyrit’, SPAK kërkon 10 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar 7 vite burg.
Për Besian Xhixhën 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg.
Për Enver Divën 10 vite burg me gjykim te shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
Për Robert Laçin 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
Për Viktor Imerajn 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
Për Satilno Bashon 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 muaj e 8 muaj burg
Për Miri Brulin 9 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite burg
Hetimet, të bazuara edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC, kanë çuar në ngritjen e akuzave për “sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve”, “grup të strukturuar kriminal”.
Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar. Në seancën e radhës, të cilën gjykata vendosi të zhvillohet më 13 maj në orën 12.00, do të bëjnë mbrojtjen avokatët e 12 të pandehurve.
Top Channel