Kreu i Policisë së Shtetit takim me strukturat e komisariatit të Krujës, kërkon arrestimin e të kërkuarit Ylli Zalla Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“-njofton policia.
Top Channel