Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova shkoi në zgjedhje pasi, siç tha ai, “pushteti me 51% kërkoi nënshtrim”.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja, në qershor, pasi Kuvendi i Republikës, të martën, nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues, që përfundoi në minutën e fundit të 28 prillit.

Sipas Abdixhikut, situata erdhi deri në këtë pikë pasi ish-presidenten Vjosa Osmani, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e pa vetëm si kuorum e jo si një presidente “dinjitoze”. Sipas tij, kjo është ajo që i dallon nga LVV.

Dhe këtë dallim do ta vulosë populli i Kosovës. Do ta zgjedhë vet. Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë, me dinjitet brenda Lidhjes Demokratike. Do ta kemi!”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

Top Channel