Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detajet: Nga specialisti i ‘IT’ tek menaxheri, zinxhiri mashtrues i ndarë me role të qarta. 900 mijë euro të sekuestruara dhe… Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
“Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi A. K., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident rrugor me biçiklistin, shtetasin B. Xh., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi B. Xh.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit shtetasin A. K., për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel