Zhduket 28-vjeçari në Durrës, prej 10 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjen
28/04/2026 12:39
Një rast zhdukjeje njoftohet nga Durrësi, ku policia e këtij qyteti bën me dije se një 28-vjeçar me iniciale E.L. ka humbur kontaktet me familjen prej 10 ditësh.
Kjo ka krijuar shqetësim te familjarët dhe babai i tij ka bërë kallëzim në polici dhe vijon punë për gjetjen e tij.
“I. L., ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi E. L., 28 vjeç, është larguar nga banesa dhe prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e tij”, shkruan policia.
Top Channel