Vizita e Mbretit Charles, Trump sqaron kuptimin e pemës së mbjellë kohë më parë nga Mbretëresha Elizabeth II në Shtëpinë e Bardhë: Simbol i lidhjes shekullore mes kombeve

28/04/2026 17:48

Mbretit Charles pritet të mbajë një fjalim para Kongresit të SHBA-së ditën e sotme, ku do të theksojë rëndësinë e “bashkëpunimit dhe ripërtëritjes” midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti Donald Trump komentoi përpara fjalimit të Mbretit Charles në Kongresin e SHBA-së, duke i kushtuar vëmendje edhe një simboli të veçantë në Shtëpinë e Bardhë: një pemë të mbjellë më parë nga Mbretëresha Elizabeth II.

Trump e quajti atë “një simbol të gjallë të lidhjes shekullore midis dy kombeve”.

Ai shtoi se pema e re, e cila tani ka trefishuar madhësinë dhe forcën, pasqyron marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Ashtu si SHBA-të, u vendos nga duart britanike në tokën amerikane”, tha ai.

Trump theksoi se që nga shpallja e pavarësisë, amerikanët nuk kanë pasur miq më të ngushtë se britanikët. Ai parashikoi gjithashtu se fjalimi i Mbretit në Kongres “do t’i bëjë të gjithë shumë ziliqarë për atë theks të bukur”.

Top Channel