Video/ “Lëre të flasë o burrë, se më shkatërrove”, Rama i kthehet Gonxhes gjatë inaugurimit të Muzeut Arkeologjik në Durrës

28/04/2026 15:24

Sot, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit pati dhe disa momente të cilat nuk kaluan pa u vënë re, gjatë vizitës në pavionet e muzeut të sapohapur.

Kryeministri Edi Rama u pa për disa çaste i pakënaqur, disi i bezdisur, nga ndërhyrjet e vazhdueshme shpjeguese të ministrit Blendi Gonxhja, në prani të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, si dhe të ftuarve të tjerë ndërkombëtarë.

Në një moment, teksa delegacioni po lëvizte nëpër muze dhe shpjegimet vijonin në sfond, kryeministri Rama iu drejtua ministrit duke i kërkuar të mos ndërhynte, me fjalët: “Lëre të flasë o burrë, se më shkatërrove.”

Top Channel