Protestat e Metës dhe Veliajt, gjykata heq kafazin e qelqtë. Pranohet kërkesa e ish-ministrit
7 persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin prostitucion në 3 apartamente.
Policia bën me dije se në pranga ranë 7 shtetas, 5 prej tyre të huaj nga Ukraina dhe Kina. Ndërkohë 5 persona të tjerë, konkretisht 2 përfitues nga veprimtaria dhe 3 pronarët e apartamenteve janë vënë nën hetim.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, faza të tjera të operacionit të koduar “Network”, kundër shfrytëzimit për prostitucion dhe ushtrimit të kësaj veprimtarie.
Zbulohen 3 apartamente të tjera ku ushtrohej prostitucion.
Vihen në pranga 7 shtetas (2 bashkëjetues, për shfrytëzim për prostitucion dhe 5 shtetase nga Kina dhe Ukraina, për ushtrim të prostitucionit).
Vihen në hetim 5 shtetas (2 përfitues nga kjo veprimtari dhe pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira).
Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të operacionit “Network”, gjatë të cilave u vunë në pranga shtetasit:
-S. Z., 33 vjeç dhe O. N., 22 vjeçe (shtetase ukrainase), bashkëjetues, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion, në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Njazi Demi”, shtetasen ukrainase, A. H., 23 vjeçe, e cila u arrestua për veprën penale “Prostitucioni”;
-L. M., 57 vjeçe, L. Sh., 39 vjeçe, Sh. R., 47 vjeçe dhe Zh. P., 37 vjeçe, të gjitha shtetase kineze, pasi ushtronin prostitucion, në 2 apartamente në zonën “Vasil Shanto” dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”.
Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel