“Moska po përgatitet për të sulmuar anëtarë të NATO-s”, 5 pikat kyçe ku aleanca është kapur e papërgatitur
Ndërmarrja më e fuqishme e krimit të organizuar në Meksikë, Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, pësoi një tjetër goditje të hënën, kur ushtria meksikane kapi një nga komandantët e saj më të lartë, Audias Flores Silva.
I njohur si “El Jardinero” ose Kopshtari, Flores shihej si pasardhësi i mundshëm i udhëheqësit të kartelit, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur edhe si “El Mencho”, i cili u vra në një operacion dramatik në shkurt.
Shtetet e Bashkuara, të cilat e shpallën JNGC-në si një organizatë terroriste në vitin 2025, po ofronin një shpërblim prej 5 milionë dollarësh (4.3 milionë euro) për informacionin që çon në arrestimin e Flores, pas vrasjes së Cervantesit.
Vdekja e El Mencho çoi në një rritje të dhunës së karteleve në Meksikë, duke përfshirë një rritje të sulmeve ndaj bizneseve nga persona të armatosur, djegien e automjeteve dhe bllokimin e rrugëve. Mbi 70 persona u vranë, përfshirë 25 anëtarë të Gardës Kombëtare.

Në një deklaratë të lëshuar pas kapjes së Silvës, Marina Meksikane tha se ai ishte “identifikuar si një nga gjeneratorët kryesorë të dhunës”.
Si u kap lideri i kartelit “El Jardinero”?
Forcat meksikane rrethuan një shtëpi në veri të një qyteti turistik, ku Flores ishte fshehur nën mbrojtjen e rreth 30 kamionçinave dhe 60 personave të armatosur, thuhet në deklaratë.
Operacioni u krye “pas 19 muajsh monitorimi të këtij objektivi prioritar” dhe “u krye me precizion kirurgjikal pa u qëlluar asnjë e shtënë”, thuhej në njoftim. Marina gjithashtu përdori të dhënat e inteligjencës nga autoritetet amerikane në kapjen e suksesshme.
Është e paqartë nëse Flores do të përballet me akuza në Meksikë apo në SHBA, ku ai kërkohet për ekstradim.
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka rritur së fundmi presionin mbi presidenten meksikane, Claudia Sheinbaum, për të goditur bandat e krimit të organizuar.
Top Channel