“Trajtim çnjerëzor, sikur të ishte terrorist”/ Seanca gjyqësore e Ilir Metës, Berisha: Ish-Presidenti të lirohet
Zv.kryeministrja Albana Koçiu njoftoi se Shqipëria ka mirëpritur projektin vlerësues MONEYVAL, për progresin e vendit drejt reformave kundër pastrimit të parave.
Në një postim në Facebook, Koçiu bën me dije se dalja e Shqipërisë nga lista gri e FATF për pastrimin e parave dhe përmirësimi i vazhdueshëm i treguesve financiarë dhe ekonomikë tregojnë progresin e vendit në këtë drejtim duke forcuar pozicionin e saj si një partner strategjik dhe i besueshëm ndërkombëtar.
Postimi i Albana Koçiu:
Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria mirëpriti misionin vlerësues të MONEYVAL, një moment kyç për të dëshmuar progresin konkret dhe drejtimin e duhur të reformave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Dalja nga lista gri e FATF për pastrimin e parave dhe përmirësimi i vazhdueshëm i treguesve financiarë dhe ekonomikë tregojnë qartë progresin e Shqipërisë duke forcuar pozicionin tonë si një partner strategjik dhe i besueshëm ndërkombëtar.
Qeveria Shqiptare do të vijojë me vendosmëri reformat, duke ndërtuar një sistem financiar më të fortë, më transparent dhe plotësisht në përputhje me standardet europiane
Top Channel