Shqipëria nënshkruan marrëveshjen 6 miliardë USD për gazin. Ambasadorja e SHBA në Greqi: Jeni vend ndërlidhës në rajon. Rama: Vlora kthehet në pikë kritike për energjinë në Europën Juglindore
Kryeministri Rama mori pjesë në një takim për sa i përket sigurisë energjitike.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se deri një dekadë më parë, gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër sa i përket energjisë, ndërsa tani nuk ka më padrejtësi dhe gjithsecili paguan atë që i takon.
“Ka qenë dikur, njëherë e një kohë, një moment në jetën tonë kur energjia ishte thjesht furnizim për të mbajtur dritat ndezur sa më shumë të ishte e mundur në qarkun e 24 orëve. Jetojmë në një vend kur një dekadë më parë, gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër. Kompania jonë e shpërndarjes energjitike deri një dekadë më parë ishte në buzë të falimentit dhe mbahej gjallë nga subvencionet qeveritare.
Sot, historia është krejt ndryshe. Energjia përcakton fuqinë tonë ekonomike dhe ambicien tonë për vendin që zëmë në këtë rajon dhe Europë. Shqipëria ka zgjedhur të kalojë rreth një procesi të dhimbshëm energjitik dhe në kohën që flasim, nuk ka më padrejtësi në sistem, gjithsecili paguan atë që investon”, u shpreh Rama.
Top Channel