“Sulm ndaj shtetit të së drejtës”/ Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Bedri Hamza: Rrezikojmë ta çojmë vendin në një anarki politike
Sali Berisha do të kërkojë votat e demokratëve në 23 maj për një mandat tjetër në krye të PD-së, një vit pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
I pyetur në konferencën për sotme për shtyp nëse demokratëve do tu kërkojë votën për të fituar përballë Ramës, apo për të shkruar sërish libra për manipulimin e zgjedhjeve, Berisha e kishte një përgjigje.
Zoti Berisha, në zgjedhjet e 23 majit, do u thoni demokratëve, më jepni votën se do fitojmë përballë Ramës apo se do bëjmë libra të tjerë pas çdo palë zgjedhjeve që humbim?
Sali Berisha: Unë u them shqiptarëve se do mbroj votën dhe në qoftë se të kujtohet, zotimi im ka qenë mbrojtja e votës. Diktaturat nuk bëjnë zgjedhje. Ata që duan zgjedhje, ata duan të përmbysin diktatorin. Ata të cilët besojnë se mund të ketë zgjedhje në diktaturë, ata mashtrojnë veten e tyre dhe bëjnë lojën e diktatorit.
Si rrëzohet diktatori?
Sali Berisha: Diktatori rrëzohet me lëvizje të fuqishme, me kryengritje paqësore. Edhe të armatosur, për ata që janë ekstremistë të majtë, ne nuk jemi parti e marrjes së pushtetit me dhunë. Jo. Sepse ajo ikën një diktator dhe sjell një diktator tjetër. Rrëzimet me guerile nuk kanë sjellë ndonjëherë demokraci, kanë sjellë dhunë. Kështu që ne i përmbahemi atyre parimeve mbi të cilat jemi themeluar, parti e vlerave, parti që beson se pushteti duhet të burojë nga vota e lirë.
Top Channel