Vrasja me breshëri plumbash të çiftit në Lezhë, policia identifikon tre autorët: Shkak, hakmarrja
Kryedemokrati Sali Berisha u takua sot me Christian Forneck, këshilltarin për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman.
Pas takimit Berisha shprehu se u ra dakord të intensifikohet bashkëpunimi në interes për BE pasi shprehu se integrimi është qëllimi kryesor i qytetarëve shqiptarë.
“Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interes të vendit për BE. Ky duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, që është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut i BE. Integrimi duhet të jetë një proces i bazuar në meritë.
Bundestagu ka ndjekur në mënyrë serioze dhe dashamirëse procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE. Edhe në kohët e skepticizmit, ky institucion insistoi që procesi të vijojë i bazuar në meritë.
Kërkesat e plani prej 13 pikash për Beogradin ishin një dokument historik, nëse do i ishte përmbajtur Serbia do të ishte pjesë e BE. Plani me 15 pika, nëse do të zbatohej, do të ishim ndoshta afër vendit anëtar ose do të ishim anëtarësuar. Kanë pasur interesa shumë serioze. Përpjekja jonë është, Bundestagu të ruajë interesin që ka patur për këtë proces jetik për shqiptarët.
Jemi forcë politike që kemi objektiv kryesor integrimin në BE”, tha Berisha.
Top Channel