Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë, arrestohen 2 shtetase nga Kina
Në mbledhjen e zhvilluar sot të grupit parlamentar të Partisë Socialiste u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.
Gjatë takimit u trajtua ecuria e bashkëbisedimit me anëtarësinë socialiste në të gjithë vendin, si edhe procesi i zgjedhjeve në organizatat socialiste, me raportime nga drejtuesit politikë të qarqeve mbi zhvillimet dhe problematikat e konstatuara në terren.
Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë për deputetët dhe ministrat socialist. Burime për Top News bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka kërkuar angazhim më të madh në terren dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët.
Në fokus ka qenë dhe integrimi në Bashkimin Europian, ku Rama ka kërkuar komunikim aktiv për këtë proces. Të tjera porosi ishin ato për forcimin e prezencës në rrjetet sociale, siguria ushqimore dhe rienergjizimi i strukturave të PS, duke kërkuar një rol më aktiv i anëtarësisë për objektivat politike dhe integruese
Top Channel