“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar sot të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.
Në reagimin në “Facebook” ku ka ndarë foto nga takimi, Rama shkruan se u diskutua ecuria e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë” për ecurinë e negociatave.
“Sot në mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë”, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin, si edhe për “Majin e Europës” dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste“-shkruan Rama.
Top Channel