Pas daljes në gjyq, Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin, unë ende s’kam vendimin e zbardhur

27/04/2026 17:18

Pak orë pas seancës së parë të gjyqit në themel, kreu i PL Ilir Meta dha një intervistë përmes telefonatës nga paraburgimi për “Breaking” në Top News me Dafina Hysën.

Meta ripërsëriti se i është mohuar e drejta e fjalës, ndërsa tha se ende nuk është njohur me vendimin e zbardhur.

Ilir Meta: Kjo është përmbysje e praktikave demokratike. Tani e ka detyrim se Konventa Europiane prevalon mbi Kushtetutën. Psh,. po vëhet viti dhe mua s’më është dhënë vendimi i zbardhur.

Ju keni rekomandimet e avokatit të popullit. Kolegët kanë bërë kërkesa dhe drejtoria e burgjeve nuk i lejon. I dënuari përjetë në Australi ka dhënë intervistë televizive. Të gjithë nga kafazi kanë folur. Të drejtën ta jep kushtetuta. Komitetit të Helsinikit i kishin thënë se bëja ajrosje dy herë në ditë .

Pas kësaj deklarate, telefonata e Metës u ndërpre.

Top Channel