“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Ministri Ferit Hoxha reagon për Top Channel: Qëndrimet mbi politikën e jashtme nuk komunikohen me SMS
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj sulmit me armë të raportuar në Ëashington DC në darkën presidenciale të Trump.
Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt horror” dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës. Ai gjithashtu vlerëson ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të shërbimeve sekrete amerikane.
“Akt horror! Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shpronte për mediat në Hillton Hotel Washington DC dhe në një akt horror hapë zjarrë. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit.
Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoj aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroj ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret. PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë”-shkruan Berisha.
Top Channel